Mjalt Bio

Mjalt Bio +355 69 48 70 548

Produktebio.net

Per porosi mund te na kontaktoni ne Whatsapp dhe Telefon

Mjalti bio është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë.

Mjalti bio përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate të klorofilit dhe komplekse të vitaminës B. Mjalti i malit bio që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë më shumë minerale se mjalti i luleve është i pasur me hekur.

Vlera e mjaltit biologjik është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e tij biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet. Thuaja në asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskëta si në mjaltë. Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë.

Mjalti me ligje ndërkombëtare trajtohet si ushqim i zakonshëm, sidomos mjaltin e konsiderojnë si ëmbëlsire ose produkt me të cilën bëhen ëmbëlsirat shtëpiake ose industriale. Nga historia mësojmë se mjalti është përdor si ushqim delikates, si ëmbëlsire dhe si ilaç. Në të vërtet, mjaltin mund ta përdorim si të duam e më e rëndësishmja është që në të kemi dobi nga ky produkt i mrekullueshëm. Interesi i industrisë dhe i politikës nga mjalti Bio Rekomandohet që mjalti të konsumohet sa më shumë, që të ketë vende punë dhe fitim sa më të madh, ku ndërkohe bletari i rrit rendimentet bujqësore shumëfish: bletari përfiton nga mjalti, bujqit përfitojnë nga prodhimet bujqësore, kurse ekonomia politike e ka përfitimin e përgjithshëm nga prodhimi i mjaltit dhe shitja e mjaltit.

Pushtetarët e mëhershëm kërkonin që të ketë sa më shumë prodhim të mjaltit, po ashtu edhe sa më shumë konsumues te mjaltit biologjik, kjo nënkupton që edhe politika e sotshme kërkon të njëjtën gjë.

Mbretërit dhe të pasurit e kanë përdorur (dhe e përdorin) si ushqim delikates (për kënaqësi shpirtërore), kurse në anën tjetër dijetaret e kanë përdorur (dhe e përdorin) si ushqim shërues. Pirja esëll e mjaltit bio të përzier me ujë..

Ibën Kajjimi Allahu e mëshiroftë ka thënë: Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pinte esëll mjaltin e përzier me ujë. Te kjo qëndron një sekret i shkëlqyer për ruajtjen e shëndetit që nuk e kupton vetëm se i zgjuari fisnik.” Shkeputur nga Libri i tij Mjeksia Profetike

[Zadul-Me’ad, vëll. 4, fq. 32]

Cilin nga këta shembuj duhet ta zgjidh sot njeriu? P.sh.: për përfitime ekonomike, për shije delikates – si ëmbëlsire, apo si ilaçe për mjekime. Me siguri gjeja më e rëndësishme është për shërim, për mjekim, pra për ilaç! Bletarët mendojnë se duhet të behet propagande që të shitet dhe prodhohet sa ma shumë mjalt bio,

Mirë është që mjalti biologjik të përdoret si ilaç e jo vetëm si ushqim. Nuk është mirë vetëm ta mbushim barkun, por është mirë të kemi dobi shëruese nga mjalti. Një prej dijetareve dhe filozofeve të kombit si dhe shumë filozof të njerëzimit kanë thënë se mjalti përmban në vete gjysmën e medicinës botërore, element që edhe ekzistojnë padyshim në mjaltë bio, siç janë substancat më të rëndësishme të njeriut: fermentet dhe enzimat, elementet dhe mikroelementet, përfshirë të gjitha llojet e vitaminave. Pastaj sheqernave (sakarozë, fruktozë, glukozë), si dhe materiet kimike (kalium) dhe efektet biologjike (bioefektete). Substancat më të rëndësishme të njeriut gjenden në mjaltë dhe ruhen më se miri (në mjaltë bi këto substanca të rëndësishme ruhen me vite të tëra). Në ushqimet e përditshme nuk mund të ruhen sikur në mjaltë.

Përbërja e Mjaltës Në mjaltë ka: 76% karbohidrate (këto janë sheqerna të luleve dhe të pemëve), 18 deri 20% janë ujë , 2 deri në 4 % janë elemente të rëndësishme që i duhen njeriut. Pikërisht për këto elemente mjaltin bio e konsiderojmë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Si krahasim të elementeve të mjaltës biologjik, në një kg (1000 gr.), gjinden afro 30-40 gr. substanca shëruese të cilat mjekësia i quan fermente enzime, koenzime, bioefekte, elemente dhe mikroelemente, sheqerna të fryteve etj. Kjo na jep të kuptojmë se në ushqimet e përditshme shumë më pak gjenden elementet që i ka mjalti. 3 deri 4% të substancave të mjaltës gjenden në një kg mjaltë, kurse në ushqime tjera ky 3 deri në 4% i elementeve të mjaltës, duhet të përfitohet nga shumë e shumë kilogram!

#shqiperia #kosova #shqiperi #tirana #prishtina #mitrovica #mjaltbio

Mjalt ne shitje bio

Mjalt bio ne shitje

shesim mjalt bio.

Progetta un sito come questo con WordPress.com
Comincia ora